Home ELBASANI SOT Taksistët e ligjshëm kërkojnë kontrolle per taksitë pa licencë

Taksistët e ligjshëm kërkojnë kontrolle per taksitë pa licencë

77

Shoferët e Shërbimit të taksisë prej vitesh tashmë kanë hasur problemë në lidhje më personat e tjerë të cilët e ushtrojnë këtë profesion në mënyrë të paligjshme. Ata ngrenë shqetësimin se kjo është kthyer në një problem madhor për të gjithë ata që veprojnë në mënyrë të ligjshme pasi kohët e fundit taksitë pa licencë janë shtuar në numër .

Shoferët e liçensuar shprehen se për ata të cilët paguajnë taksa dhe janë të rregullt numri I klientëve ka rëne dhe se të ardhurat e tyre po vinë dukë u ulur dita ditës. Shoferët shprehen se janë ankuar kudo dhe deri me tani nuk është ndërrmarre anjë hap . Ata shprehen se insitucionet përktëse janë në dijeni por nuk bëjnë asgjë.

Ata kërkojnë që të ketë më shumë kontrolle për ti verifikuar se kush e ushtron profesionin në mënyrë të ligjshme.Taksitë pa licencë janë shtuar në numër duke u kthyer edhe një një rrezik për qytetarët pasi shumë prej tyre mund të mos kenë dijeni mbi veprimet e jashtëligjshme të shoferit.