Gjykata e Apetit të Posaccm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën për masë më të butë sigure për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Efektivi, Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.

Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartëpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë. Gjithashtu jo në pak raste ai ka bërë edhe rolin e shoferit teksa këta persona shpërndanin kokainë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK, hetime të cilat janë kryer me metoda proaktive.

fax