Qindra qytetarë presin me orë,rradha në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Elbasanit vazhdon të mbetet një problem madhor.

Me dhjetra qytetarë qëndrojnë me orë të zgjatura në rradhë duke pritur për të marrë shërbimet e nevojshme. Shumica e pacientëve janë të moshuar çka e bën edhe më shqetësuese situatën.

Përveç pritjes së tejzgjatur qytetarët ankohen dhe për “padrejtësitë” pasi sipas tyre ata presin me orë të zgjatura ndërkohë që dikush tjetër futet pa rradhë dhe merr shërbimin që i nevojitet. Nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për këtë problematikë por deri më tani nuk është parë asnjë ndryshim.

Rradha e shumtë sjell dhe probleme të tjera si përhapja e Covid 19 apo viruseve të tjera si dhe për të moshuarit është e pamundur të qëndrojnë në këmbë apo duke pritur për orë të tëra pasi shumë prej tyre janë të sëmurë dhe pa fuqi dhe temperaturat e larta ja vështirësojnë edhe më shumë qëndrimin e zgjatur për të marrë një shërbim shëndetësor.