Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Milot, ku drejtuesi i një makine me targa shqiptare në përpjekje për të shmangur një qen ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër me targa të Kosovës.

Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe është njoftuar ambulanca dhe Policia.

Gjendja e të plagosurve paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)