Pasagjerët e metrosë në Kinën qendrore janë bllokuar brenda makinave të përmbytura nga uji në rritje, ndërsa reshjet e e ditëve të fundit thyen rekordeve duke shkatërruan një pjesë të provincës Henan.
Të paktën 12 persona janë konfirmuar të vdekur në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës, ku më shumë se 20 centimetra shi ranë në një orë të martën, sipas vëzhguesit meteorologjik.
Ndërkohë, nuk është e qartë se sa njerëz ishin bllokuar në metro dhe përpjekjet e shpëtimit mbeten të vazhdueshme në të gjithë Zhengzhou, një qytet me 12.6 milion banorë në brigjet e lumit të Verdhë.
Më shumë se 100,000 njerëz janë evakuuar deri më tani nga zonat e ulëta të qytetit, me mijëra personel emergjent të vendosur për të ndihmuar, raportojnë mediat e drejtuara nga shteti.
Të gjithë trupat e gjetur u morën nga sistemi i metrosë së qytetit, sipas autoriteteve.
Pamjet e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua dhe të shpërndara gjerësisht në internet tregojnë se udhëtarët në Zhengzhou janë bllokuar brenda një makine të përmbytur të metrosë, ndërsa uji ngjitet më lart.
Sistemi i metrosë së qytetit, i cili përmban shtatë linja dhe 153 stacione, pezulloi të gjitha operacionet pas incidentit, sipas autoriteteve.
Më shumë se 160 trena ndaluan gjithashtu shërbimin në stacionin hekurudhor të qytetit, duke bllokuar një numër të madh pasagjerësh.
ORA TV