Një student pilot ka përjetuar çaste tmerri, teksa gjatë provës në ajër avioni që po flatronte pësoi defekt.
Motori i Cessnës 150J u fik në ajër e nuk jepte më asnjë shenjë jete, duke e kthyer atë moment në një sprovë tmerrësisht të vështirë edhe për një pilot me shumë eksperiencë, jo më pastaj për një djalë të ri i cili është duke mësuar pilotimin.
Megjithatë, Brian Parsley nuk e lëshoi veten. I riu ruajti gjakftohtësinë dhe ndonëse motori i vetëm i mjetit u bllokua papritur, ai mendon për një ulje emergjence në një fushë të blertë pasi pista e aeroportit ishte shumë larg.
Studenti-pilot arrin ta kontrollojë avionin në mënyrë të shkëlqyer duke e çuar drejt një zbritjeje të butë.
Në fund, e uli në tokë pa i shkaktuar asnjë dëm as mjetit, as vetes, e kjo u përshëndet menjëherë si provë e jashtëzakonshme aftësie, kthjelltësie të të menduarit dhe sigurie, nga profesorët e tij.