Duket se këngëtaret shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Tayna, po vazhdojnë të dëshmojnë se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.
Ndonëse kanë një hit të përbashkët, komentohet prej kohësh se vajzat momentalisht nuk flasin me njëra-tjetrën.
Së fundmi, ka qenë Dafina ajo e cila ka bërë një koment rreth ‘freestyle’ që kohëve të fundit janë bërë trend për shumë artistë shqiptarë.
Në një postim të ndarë në InstaStory, 29 vjeçarja ka dhënë definicionin e ‘freestyle’ që nënkupton: “e pa shkruar, e pa ushtruar, e pa prerë dhe forma më e vrazhdë e rap-it”.
Pas këtij postimi, nuk ka munguar një reagim nga reperja nga Prizreni e cila duket se ka hedhur një ‘kunja’ për ish-miken.
E njëjta ka ripostuar një video të një fanse në InstaStory në të cilën shtoi, “Ty nuk t’i dinë as këngët, e ‘freestyle’-t e mi i dinë përmendsh.
Ne nuk jemi njësoj”.
Ky postim i 24 vjeçares ka lënë të kuptohet se është kundrejt Dafinës, ndonëse presim të shohim se si do rrjedhin gjërat në vijim. /Telegrafi/