Ministrja e Administratës Publike dhe Medias, Tamara Srzentiç njoftoi të dielën se martesa e parë e personave të së njëjtës gjini është kurorëzuar në Malin e Zi. Martesa u zhvillua në Budva.

Bëhet fjalë për dy të reja me origjinë nga Ballkani, por që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Srzentić u shpreh e lumtur që zyrtarisht kishte filluar zbatimi i Ligjit për Partneritet të Jetës dhe i uroj partnerëve në jetën e tyre lumturi dhe shumë dashuri.

“Para tetë vitesh, martesa e parë e të njëjtit seks, midis Kris Perry dhe Sandy Stier u kurorëzua në Kaliforni. Në atë kohë, unë kam punuar në administratën e shtetit të Kalifornisë dhe Chris ishte shoqja dhe bashkëpunëtorja ime prej shumë kohësh. Unë e di se sa e rëndësishme ishte ajo ditë për to dhe një hap i madh për Kaliforninë. Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTIQ dhe unë jam krenare që partneriteti i parë jetësor i njerëzve të së njëjtës gjini është realizuar në vendin tonë”, shkroi zonja Srzentiq në Twitter.

fax