E në një udhëtim ku pjesë e tij janë gocat nuk kanë si të mungojnë as thashethemet për të tjerët, siç u pa dhe së fundmi në programin veror.
Pjesë e këtij episodi të “Best Deal” ka qenë avokatja e njohur dhe njëkohësisht vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursye aspak komentet për çiftin më të ri të showbizit, Gracianon dhe Argjirën.
Keisli: Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo.
Ada Deda: Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.
Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë, të cilat me shumë mundësi çiftit nuk do t’i pëlqejnë aspak.
icon style