Viti 2021 do t’i sjellë Emina Çunmulës dhuratën më të bukur që mund të kishte kërkuar ndonjëherë, një bebe, që pritet t’i bashkohet së shpejti familjes së saj të bukur. Ish-modelja e njohur është në javët e fundit të pritjes së ëmbël, një periudhë e tejmbushur nga emocionet e shumëllojshme, mirëpo mamaja e dy vajzave, nuk i ka mbajtu për vete si ndodh rëndomtë, por i ka ndarë me ndjekësit e saj.
Ajo ka potuar një foto me barkun e rrumbullakosur dhe i ka dedikuar të birit fjalët më emocionuese, që veç zemra e një nëne mund t’i ndjejë.
“Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë të rritesh e të bëhesh një zotëri e një njeri i sinqertë”.
living