Rreth orës 13:30 të mesditës së sotme kanë mbërritur në pikën kufitare të Morinës trupat e pajetë të emigrantëve nga aksidenti në Kroaci. Karvani i makinave që i solli ato udhëtoi nga Kroacia, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ishin tri makina që kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 makina të tjera ndihmëse. Në secilën makinë janë vendosur nga një lule në shenjë nderimi.
Familjarë, të afërm dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, por edhe Shqipërisë, mes të cilëve edhe Pandeli Majko, ishin të pranishëm në këtë moment prekës. Lule të shumta u vendosën në makinat që kishin trupat e pajetë të viktimave.
Trupat e emigrantëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.
Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.
fax