Një ngjarje e rëndë ndodhi më 6 prill në veri të Londrës. Burri, i cili dyshohej se ishte infektuar me koronavirus mori jetën e gruas pasi ajo i kërkoi të dilte nga shtëpia.
Hussein Egal, 66 vjeç, akuzohet për vrasjen e gruas 57-vjeçare, Maryan Ismail në apartamentin e tyre në Edmonton.
Në seancën gjyqësore u tha se ish shoferi i autobusit sulmoi gruan e tij me mjete të ndryshme si thikë, çekiç, hanxhar, tenxhere, tigan, këmbë tavoline dhe shkallë. Ai deklaroi në polici se reagimi i tij i dhunshëm erdhi pasi gruaja i kërkoi të largohej nga apartamenti gjatë pandemisë.
Egal pranoi vrasjen duke thënë se koronavirusi e bëri që të dilte nga vetja dhe të vriste gruan. Para debatit, ai kishte shfaqur simptoma të Covid-19, domethënë kollitje, përzierje dhe temperaturë të lartë.
Allison Hunter, e cila po e ndjek çështjen lexoi deklaratën ku Egal pretendonte se gruaja e tij i kishte thënë që “të vdiste në rrugë”.
Top Channel