Yuri Kim:
Pata një diskutim shumë të mirë me zotin Basha sot, ishte në vijim të takimit që ne kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë, folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, dhe gjithashtu folëm për rolin që PD ka luajtur në vendosjen e këtyre marrëdhënieve, dhe Shqipëria të vazhdojë në rrugën drejt BE.
Është padyshim fakti që roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshm, më vjen mirë që PD do të kthehet në Kuvend në Shtator, gjithashtu kuptojmë që PD ka shqetësime në lidhje me 25 Prillit, të cilat janë evidentuar në raportin e ODHIR.
Do të jetë tejet e rëndësishme dhe e domosdoshme, që SHBA të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokraci në Shqipëri. Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend, është e rëndësishme që PS të ngrihet mbi interesat partiake.
Gjithashtu dua të theksoj rëndësinë që të mund të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e shqiptarëve. Gjithashtu do të jetë e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje, dhe sikurse e kam përmendur më parë PD ka luajtur një rol të rëndësishëm ëpr ta nxjerrë vendin nga komunizmi.
Dhe në fakt do të ishte ironi historike nëse partia duhet të mbante barrë për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që kjo parti të vazhdojë përpara, ka vazhdime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shlodhen në Gusht dhe të rikthehen të freskët dhe të përtërirë.