Veshja e saj në videoklip si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët” bëri zhurmë në media e rrjete sociale, ndërsa kënga po pritej me padurim e kuriozitet të madh.
Mirëpo pas lançimit, komentet e fansave nuk ishin siç priteshin. Duket se kësaj here, reperja e shumë hiteve nuk i përmbushi pritshmëritë e ndjekësve të saj, të cilët u shprehën se kishin pritur më shumë prej saj.
Një pjesë shkruanin se i mungonte Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe stil në të kënduar, ndërsa të tjerë e krahasuan me personazhet e “Për’puthen”, shumica e të cilëve pa talent, i janë futur muzikës.
Pas projektit “Taka”, reperja do të vijë në bashkëpunim me Azet, me një këngë që do të mbajë titullin “Tequila”.
“Prive” ka bërë të ditur se ky duet do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”, i cili rezultoi një hit i vërtetë. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.