Home ELBASANI SOT Vijon proçesi i vaksinimit në Elbasan

Vijon proçesi i vaksinimit në Elbasan

16

Që prej muajit Shkurt në qarkun e Elbasanit po vijon proçesi i vaksinimit. Sipas specialistëve të shëndetit public në Elbasn kërkesat për tu vaksinuar vijojnë me ritme normale dhe aktualisht në qarkun e Elbasanit janë mbi 80.000 persona të vaksinuar të cilët kanë marrë të paktën njërën nga dozat.

Ditët e fundit vihet re një rritje e nr të personave që duan të vaksinohen. Mbas konfirmimit  të versionit Delta të Covid-19 në qarkun e Elbasanit dhe vendin tonë duket se qytetarët janë sensibilizuar për tu vaksinuar, Aktualisht proçesi i vaksinimit po vijon normalisht dhe deri më tani të paktë janë ato të cilët mendohet të kenë pasur efekte anësore nga vaksina.Vihet re që përveç të moshuarve dhe grupmosha 18-30 vjeç  kanë filluar të vaksinohen.