Këtë të shtunë janë evidentuar dy vatra zjarri në qarkun e Durrësit, ku forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vendosur flakët nën kontroll.
Respektivisht, një vatër është aktivizuar në “Shetaj”, njësia administrative Ishëm dhe një në “Rrushkull”, njësia administrative Sukth.
Burime bëjnë me dije për “FaxNews” se në të dy vatrat është përfshirë nga flakët bimësia, ndërsa nuk bëhet fjalë për dëme njerëzore apo banesa.
Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse në Shetaj dhe 4 në Rrushkull.
Fatmirësisht, ndihmuar nga terreni i favorshëm për ndërhyrje, forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin në Rrushkull, ndërsa ai në Shetaj është drejt shuarjes.