Samsung Electronics ka publikuar përfitimet e 3 mujorit të dytë, ku u vu re një rritje prej 20% e të ardhurave dhe pse divizioni i smartphone-ve u godit nga mungesa e komponentëve në treg. Kompania raportoi për një fitim operativ prej $10.97 miliardë, 54% më tepër se vitin e kaluar.
Biznesi i smartphone-ve u ngadalësua për shkak të ndalesave të prodhimit në fabrikat në Vietnam dhe mungesës së komponentëve në treg gjatë periudhës së pandemisë, duke rezultuar në një përfitim më të ulët se 3 mujori i parë, por më i lartë krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë.
Shitja e proçesorëve gjysëmkonduktor vazhdon të jetë një nga bizneset më fitimprurës për Samsung, duke kontribuar në më tepër se 1/3 e përfitimeve totale të kompanisë. Samsung thotë se rritja e çmimeve ishte më e lartë se ç’ishte parashikuar.
Synimet për pjesën e mbetur të këtij viti për këtë kompani janë sigurimi i leadership-it në segmentin premium të smartphone-ve duke u fokusuar në kategorinë e pajisjeve të palosshme dhe zhvillimin e një teknologjie për përdorimin e kamerave nën ekran. Samsung do të organizojë një event në 11 gusht ku pritet të prezantohen Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3.