Aktiviteti sportiv

Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshime të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj. Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetshme

Në mënyrë që të eliminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetshme lëkurës i duhen yndrynat e shëndetshme. Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët

Një nga elementët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit. Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidant të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C

Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Flini gjumë

Ka një arsye përse quhet i famshmi “Gjumi i Bukurisë”. Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë. Flini çdo natë jo më pak se 8 orë.

icon style