LAZE: DO RIKTHEHEMI FUQISHËM, PREMTOJ KUPËN
Në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” FK Elbasani ka bërë ditën e sotme prezantimin e stafit që nga trajnerët e ekipit të parë dhe deri tek moshat. Presidenti Arben Laze, bëri një pasqyrë të gjatë të gjithë situatës me klubin e futbollit, ku u zotua se do ta rikthejë këtë klub aty ku e meriton, duke premtuar edhe trofe.
Trajnerët Anxhelo Suta dhe Hetlen Çapja, siguruan se këtë sezon skuadra do të ngjitet në kategorinë e parë, ku kanë nisur afrimet e para.
Në emër të të gjithe trajnerëve të klubit foli trajneri i U-19, Shkëlqim Lleshanaku.
Në fund, të gjithë lojtarët e akademisë së bashku me trajnerët bënë një foto në ambientet e stadiumit, aty ku do të luajë ndeshjet për këtë sezon edhe ekipi i parë.