Duke filluar nga data 8 gusht e në vijim, në përputhje me masat e reja të regjimit të udhëtimeve drejt Holandës, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë drejt territorit holandez nga vende me kod të verdhë (të konsideruara të sigurta dhe me nivele shumë të ulëta infektimi), duhet të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit ose me test PCR të 48 orëve të fundit.
Për rrjedhojë, prej datës 8 gusht e në vazhdim, të gjithë personat që udhëtojnë apo kthehen nga Shqipëria drejt Holandës, do të përfshihen në kërkesën e paraqitjes në momentin e mbërritjes në Holandë të një prej dokumentave të mëposhtme:
– çertifikatë vaksinimi me një prej vaksinave të miratuara nga EMA ose OBSH
(https://www.government.nl/topics/coronavirus-covid-19/visiting-the-netherlands-from-abroad/requirements-for-proof-of-vaccination )
ose
– test PCR të kryer deri në 48 orë përpara udhëtimit.
Për më shumë informacion mbi regjimin e lëvizjes, aksesoni në:
https://www.nederlandwereldwijd.nl/landen/albanie/reizen/reisadvies
ora news