Për herë të nëntë brenda këtij viti, është regjistruar një pamje e përbindëshit të Loch Ness-it. Regjistrimi më i fundit i tij është bërë nga një turist nga Liverpuli. Ky është regjistrimi më i fundit, i ardhur më datë 30 Korrik, vetëm 11 ditë pas shfaqjes së fundit të krijesës misterioze.
Shoferi 55-vjeçar po vizitonte gërmadhat e pjesës veriore së kështjellës Urquhart, e cila ndodhet mbi liqenin Loch Ness dhe po vëzhgonte ujin me dylbitë e tij kur pa diçka të shtrihej përgjatë liqenit. Krijesa që pa ishte rreth 60 centimetra e lartë dhe thuajse 3 metra e gjatë. Dy familje që ndodheshin pranë ishin dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.
Të njëjtën gjë panë edhe një baba me vajzën e tij më 19 Korrik, një lëvizje të pashpjegueshme dhe të paidentifikuar të ujit të liqenit. Ata menduan se do të ishte ndonjë varkë, por sipas të dhënave, asnjë nga barkat nuk ndodhej në lëvizje gjatë kohës që ata dëshmuan ngjarjen e pazakontë.
Sipas raportimeve të shumta deri më tani, krijesa e çuditshme duket si një gungë e cila noton në drejtim të kundërt me valët dhe kurrizi ngjason me atë të breshkës. Ngjyra është e zezë me një nuancë të gjelbër.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë specieje i përket saktësisht krijesa e çuditshme, së cilës i referohen si “Nessie”. Hipoteza më e besueshme është që mund të jetë një ngjalë gjigande, bazuar edhe në llojin e gjallesave të tjera në këtë habitat.