Franca merr nesër dozat e para të vaksinës së prodhuar nga Astra Zeneca.
Njoftimin e bëri kryeministri Jean Castex, sipas të cilit kjo sasi do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit për vaksinimin e popullatës.
Franca do të pranojë edhe 1.7 milion doza të tjera në fund të shkurtit dhe marsit, teksa vendi synon të vaksinojë kundër koronavirusit 4 milionë persona deri në fund të muajit. nder te tjera kryeministri u ndal edhe tek mundësia e izolimit të ri të vendit. Sipas Castex pavarësisht shifrave, nuk lipset një hap i tillë.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë në fuqi masat që tashmë janë në fuqi… por, situata që kemi sot nuk e justifikon edhe një izolim të ri mbarëkombëtar”, tha ai.
Top Channel