Dashi
Ditë e kënaqshme e nesërmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga ai që keni në krah.
Demi
Pozicionimi i Uranit do jetë i keq nesër në jetën tuaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah.
Binjakët
Ditë shumë e ngrohtë dhe e mbushur me emocione e nesërmja. Do e shfrytëzoni deri në maksimum dhe do ndiheni të plotësuar. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte.
Gaforrja
Mos ju qani për çdo gjë partnerit tuaj nesër sepse do e bëni të ndihet keq. Ai nuk është zoti që të mund t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar.
Luani
Do tregoheni gjithë kohës të hapur me partnerin tuaj nesër dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehtë. Marrëdhënia mes jush do jetë e kënaqshme. Me financat duhet të tregoheni të matur edhe për disa kohë.
Virgjëresha
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës nesër në jetën tuaj në çift dhe do e keni më të thjeshtë t’ia kaloni momentet delikate. Plutoni do ju ndihmojë të zgjidhni telashet në planin financiar.
Peshorja
Do jeni kritikë ndaj vetes suaj gjatë gjithë kësaj dite dhe do i kërkoni falje partnerit për gabimet e bëra. Ai jo vëtëm që do ju falë, por do ju mbajë më afër se kurrë më parë.
Akrepi
Gjëra të jashtëzakonshmë do ndodhin nesër në jetën tuaj në çift. Do zbuloni të tjera tipare te partnerit të cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më shumë pasion.
Shigjetari
Do jëni tmerrësisht shumë xhelozë gjatë kësaj dite dhë do këni mosmarrëveshje të shumta me partnërin. Mundohuni t’i vini vetes fre sepse përndryshe mund të arrini edhe në ndonjë ndarje.
Bricjapi
Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentalë. Tregohuni shumë të matur më ato që do thoni nëse nuk doni që gjërat të përfundojnë keq.
Ujori
Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë normale dhe aspak problematike. Në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë darkë romantike. Në planin financiar situata do ndërlikohët edhe më tëpër për shkak të shpenzimeve të detyruara.
Peshqit
Nesër nuk do ketë pasion të zjarrtë ndërmjët jush dhe partnerit, por gjithsesi marrëdhënia në çift do mbetet ë qëndruëshmë. Mundohuni të respektoni lirinë dhe të drejtat e tjetrit.
fax