Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi në lagjen nr. 11, Korçë, ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.