“Nuk është çështja te përmbajtja tekstuale, unë po flas në cilësinë e një autori. Çështja është te reaksioni i tij, mungesa e reagimit në qoftë se unë do ta dija se një këngë e imja shërben si motivim i disa grupeve paramilitare që ushtrojnë krime të tmerrshme ndaj popullsisë jo-shqiptare, boshnjake, kroate atëherë unë të paktën e kam borxh ndaj atyre njerëzve për hir të artit që t’i bëjë thirrje mos të keqpërdoret puna ime sepse nuk është kriju për atë punë, deklaratë kjo që nuk ka ekzistu te Goran Bregovic.
Mirë, nuk është te tekstet e tij është te qasjet e tij, afrimet me politikën por para se ma kalu në thelbin e problemit është edhe një çështje tjetër që unë nuk e kuptoj dot logjikën e ftesës. Sot në Serbi, pothuajse e gjithë popullata nën moshën 40 vjeç nuk e mban mend asnjë këngë të tij, sepse i takon një brezi të shkuar. Nën moshën 35 vjeç në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Maqedoni as nuk dihet ekzistenca e tij, por vetëm nëse bëhet ndonjë problem si ndodhi tani e kuptojnë emrin e tij, por jashtë këtij problemi nuk e dinë se arti ka edhe ndryshim brezash. Në Korçë nuk ekziston komunitet sllav, nuk ekziston asnjë komunitet që e flet sllavishten, tani Shqipëria 99% nuk e njeh Goran Bregovicin, mos të flasim për këngët e tij. Çështja e ftesës, në momentin që nuk e jep se kush, atëherë ku është çështja e ftesës së tij, me atë buxhet do kishte zgjedhje shumë më të mira me më ndikim, më aktuale nga shumë popuj tjerë të botës, më shumë të talentum. Mos të harrojmë se ai njeri është i identifikuar si plagjiatorë, kur ka marrë çelësin e Tiranës. Reagimet e mia të këtij viti nuk vijnë si risi apo diçka e re, unë edhe në atë kohë kam reaguar por atëherë nuk ka pasur rrjete sociale”, është shprehur Genc Prelvukaj.
Ndërsa sa i përket atyre që thonë se arti nuk duhet ngatërruar me politikën, këngëtari tha:
“Sa i përket deklaratave se arti nuk ka të bëjë me politikën, kjo është një deklaratë e disa njerëzve naiv që besojnë, janë të prirur të mos kenë një edukatë kombëtare në nivel, janë disa thënie shabllonike të cilat nuk i beson dhe nuk i trajton askush në shoqëritë shumë shumë më të avancuara se ne. Kështu që, unë refuzoj për shkak se në këtë rast nuk bëhet fjalë që Korça ka thirrur ndonjë portugez apo ndonjë egjiptian apo polak, por ka thirr një njeri i cili nuk ka qenë kurrë i shkëputur nga politika. Gjithmonë ka qenë pranë politikës edhe kur dy popuj janë në konflikt dhe kanë ende një konflikt të hapur, kjo thënie shabllonike merr ngjyrim dhe nuanca naive”.