Policia e Tiranës ka prangosur shtetasin Bashkim Murataj 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg për trafik lëndësh narkotike.
Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Droga e sekuestruar u kap në dy kamionët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Droga ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, të fshehura në dy kamionët me targa AA 874 UZ dhe AA 701 XO që udhëtonin drejt Greqisë, ndërsa si destinacionan final kishin Turqinë.
NjoNdërkohë, policia e Tiranës ka arrestuar edhe shtetasit M(G).M(C)., e L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.ftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit Bashkim Murataj., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M(G).M(C)., pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar;
L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vendin ku u konstatua dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit A. H., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.