Ndrydhja e artikulacioneve, si kyçi i dorës apo i këmbës, nuk është një problem serioz shëndetësor, pasi mund të kalojë edhe pa marrë trajtim të specializuar, por është aq shqetësues sa nuk mund të rrini pa bërë asgjë ! Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni dhimbje dhe ndrydhja nuk do të kalojë në komplikacione të tjera. Nëse gjyshet na kanë treguar vetëm metodën e qepës së grirë, Living ju tregon dhe disa metoda të tjera natyrale shumë efektive.
Akull
Sipas Klinikës Mayo, në rast ndrydhjeje duhet të aplikoni akull sa më shpejtë të jetë e mundur. Mbushni një qese me disa kubikë akulli e mbajeni në vendin e lënduar për 15 deri në 20 minuta. Përsëriteni këtë çdo dy deri tre orë gjatë ditës së parë. Akulli redukton ënjtjen duke ngushtuar enët e gjakut.
Për të mbajtur nën kontroll enjtjen dhe fryrjen duhet ta lidhni dorën me një fasho.
Rekomandohet gjithashtu përdorimi i vajrave esencialë si ai i piperit. Përzieni dy pika vaj piperi me gjysmë luge vaj kokosi dhe lyejeni zonën ku jeni lënduar tre deri 5 herë në ditë. Për rezultate më të mira, aplikoni kompresa të ngrohtë për dy minuta më pas.