Kjo pikturë e bukur e Octavio Ocampo pa dyshim që do t’ju konfuzojë. Në pamje të parë do të vëreni vetëm një tablo, por sapo të filloni ta analizoni në mënyrë më të detajuar do të kuptoni që është e përbërë nga elemente të ndryshme. është fuqia e iluzionit optik ajo që mund të ‘mashtrojë’ edhe dikë që ka sy skifteri. Por ky imazh ka një tjetër qëllim: ashtu siç po ndodh në këtë moment, truri juaj do të përqëndrohet në një formë të tillë e cila mund të zbulojë diçk për të ardhmen tuaj të afërt. Hidhini një sy dhe gjeni një shpjegim rreth asaj që vini re në sekondat e para, pa analiza të mëtejshme.
Lule
Lulet shpesh simbolizojnë bukurinë dhe prosperitetin. Dhurojnë gëzim dhe feminilitet. Nga ana tjetër, lulet që shpërthejnë flasin për sigurinë tuaj dhe për rritjen e duhur shpirtërore, si dhe për zhvillimin personal. Po ecni në drejtimin e duhur dhe ju pret një sukses i madh. Kjo mund të jetë lidhur me punën, një hobi ose një lidhje dashurie.
Maskë
Maska mund të tregojë se jeni në një proces transformimi personal. Mund të simbolizojë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Mund të jetë një maskë që e vendosni në punë, një tjetër ndërsa komunikoni me të dashurit tuaj dhe një e tretë për pulikun…Por e vetmja gjë që fitoni do të jenë vështirësitë sepse shpesh maska sjell konflikte. Jeni të kënaqur me personin që jeni në këto momente apo është koha ta shihni veten nga një perspektivë e ndryshme dhe nën një dritë të re?
Grua
Gruaja simbolizon intrigën. Nëse në foto shihni një personazh gruaje të re e të bukur, tregon mundësi të reja, gëzim, lumturi, mirëqenie e sukses. Nëse shihni një grua me flokë të çrregullt mund të jetë një rrezik dhe nëse shihni një burrë të sëmurë, e keni shumë të vështirë të shëroheni nga diçka.
Gjethe
Gjethet janë një simbol rritjeje dhe suksesi, sidomos nëse janë jeshile e të freskëta. Sinjifikojnë lumtri e sukses, si në punë ashtu e dashuri. Ju pret një jetë e shkujdesur, plot me ngjarje të gëzueshme. Gjethet jeshile janë gjithmonë parashikuese të mira. Mund të premtojnë një martesë të lumtura dhe në të njëjtën kohë, mundësi për trashëgimi.