Përmirësimi i infrastrukturës rrugore🛣️ për të ardhur në Gramsh, ka bërë që vitet e fundit ky qytet të vizitohet nga mijëra turistë që zgjedhin qytetin tonë për një fundjavë ose për disa ditë relaksuese.

Me pamje fantastike të rrugës, ku djathtas të shoqëron liqeni🗻 artificial i krijuar se fundmi nga kaskada e lumit Devoll dhe majtas kodrat e malet vërtet mahnitëse🏞️ të zonës. Pa arritur në qytet ju jepet mundësia të ndaloni buzë liqenit ku pamja dhe qetësia që të dhuron ambjenti, të bën që të dalësh për një moment nga rutina e përditshmërisë nën ajrin e pastër. Në buzë të liqenit mund të ulesh dhe të konsumosh në restorantet përreth edhe ushqimin🥗🧆🍱 bio dhe tradicional të zonës tonë, nuk mungon mishi i pjekur në hell ose dhe gatime të tjera sipas shijes.
Në pranverë për të gjithë aventurierët ju jepet mundësia të zgjidhni një vend me më shumë adrenalinë🏕️, vetëm pak kilometra pa hyrë në qytet në fshatin Drizë, mund të kthehesh në drejtim të kanionit të Holtes. Atje mes maleve dhe kodrave gjen restorante dhe pishinë. Kanioni i Holtës të ofron një aventurë vërtetë të bukur. Brenda kanionit të freskët ⛰️nën vapën përvëluese, gjen ujin e ngrohtë termal dhe banja të me ujë të pastër.

Brenda qytetit🌇 gjen njerëz mikpritës dhe ambiente të mrekullueshme ku mund të kalosh kohën. Mund të zgjedhësh baret dhe tavernat apo restorantet që frekuentohen në çdo sezon. Dhomat e hoteleve janë me çmime të arsyeshme👈. Mund të ngrihen kampingje me çadra buzë liqenit dhe nëpër kodrat përreth dhe të jeni të sigurt se do ja kaloni shumë mirë. Gjatë ditës për ata që kanë më shumë kohë, mund të ngjiten edhe në destinacionet e tjera turistike të rrethit, si në Ujëvarën e Sotirës, ose në Liqenin e Zi, apo ne Liqenin e Dushkut🙌. Të vizitojnë ujin e ftohtë në Lenie ku sipas atyre që e kanë vizituar ka vlera kurative për shëndetin. Mund të shkosh të vizitosh rrënojat e kalasë🏰 në Tervol, apo shpellat me gurë. Nuk ngelet mbrapa as Grabova, fshati i vjetër turistik me histori mijëra vjeçare, me kishën e lashtë dhe natyrën fantastike që i ka falur🙏 zoti. Mes maleve dhe pyjeve pak minuta larg qytetit mbi fshatin Bulçar gjendet Bio-farma👩‍🌾🚜👨‍🌾. Nën perendimin BioFarma te ofron nje tjeter ndjesi per nje darke romantike, ambjente akomoduese me ballkonet e bujtinave🏘️ te drurit dhe pamja piktoreske e zones, ku mund të shohësh liqenin e Banjes malin e Tomorrit, malin e Koshnices dhe me nje fushepamje vertet relaksuese.✅

#EJA_NË_GRAMSH🙏