“Prehu në paqe gjysh”, ka shkruar Shkumbini, krahas fotos në studio bashkë me të shtrenjtin e tij.
Kujtojmë se në vitin 2018, këngëtari është bërë baba për herë të dytë të vogëlushit, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë, Brend.
Ishte vetë Shkumbini që bëri të ditur lajmin e ëmbël për fansat, duke publikuar një foto nga spitali, ku shfaqej dora e bashkëshortes së tij dhe një pjesë e imazhit të të sapolindurit.
“Një tjetër dhuratë nga Zoti! Mirë se erdhe Brend”- shkruante krahas fotos së ëmbël dhe plot dashuri, këngëtari Shkumbin Ismaili.
Brend është fëmija i dytë i çiftit, pasi ata janë bekuar edhe me një tjetër djalë vite më parë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rigon.
Përsa i përket jetës së tij profesionale, këngëtari shquhet për vokalin e tij dhe preferohet shumë për muzikën që bën. Kënga e tij e fundit është “Shko”, që është pritu mjaft mirë nga publiku ashtu si të gjitha projektet e tija muzikore.