Turqia ka evakuuar të paktën 40 zyrtarë të lartë të qeverisë afgane nga Kabuli të hënën, të fshehur në një fluturim riatdhesimi të Turkish Airlines që u ul në Stamboll me 324 pasagjerë në bord.
Midis tyre janë: zëvendës presidenti Sarëar Danish, ministri i jashtëm Mohammad Hanif Atmar dhe kreu i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, Ahmad Zia Sraj, si dhe tre ish-ministra të tjerë dhe disa deputetë.
Lajmi është përhapur në mediat vendase, pasi zyrtarët e evakuuar janë vendosur në siguri të plotë.
Sipas mediave, ushtria turke ndihmoi operacionet e hipjes në bord, duke parandaluar shumë njerëz të hipnin në avion në kaosin e aeroportit të Kabulit. Planet e evakuimit janë organizuar ditët e mëparshme, para hyrjes së talebanëve në kryeqytetin afgan.
“Ne i jemi mirënjohës Turqisë për atë që ka bërë për ne. Ndoshta talebanët nuk do të na kishin futur në burg menjëherë, por do të kishin vënë shtëpitë tona nën mbikëqyrje”, tha nënkryetari i Këshillit të Lartë të Pajtimit Kombëtar Afganistan Enayatullah Babur Farahman, cituar nga Hurriyet.