Suite 48 Analytics bëri një sondazh ku morën pjesë 881 fotografë profesionistë që u pyetën rreth përdorimit të kamerave të smartphone-ve. Më pas Statista “i paketoi” këto zbulime në një infographic që vihet re më poshtë.

Infographic: Do Pro Photographers Use Camera Phones? | Statista

Fillimisht, vetëm 13% e fotografëve profesionalë u përgjigjën duke thënë se i përdorin smartphone-t dhe kamerat 50%-50%. 64% e pro-ve thonë se ato nuk kanë regjistruar kurrë një punë me pagesë me smartphone. Nga ana tjetër 36% e fotografëve kanë pranuar se kanë regjistruar pak nga puna e tyre me smartphone.

Kompanitë e reklamimit zakonisht parapëlqejnë të përmendin në description cilësinë e kameras si DSLR apo nivelin profesionist të fotografit, por këto sondazhe tregojnë qartazi për përmirësimin e smartphone-ve në fushën e fotografisë, deri në pikën ku bëhen të padallueshme.

58% e personave që morën pjesë në këtë sondazh treguan se e përdornin smartphone-in për të suportuar biznesin (duke publikuar foto në website).

“Në vitet e fundit, falë avancimeve në hardware dhe AI powered image enhancement, qindra miliona përdorues kanë mundësinë të shkrepin foto të nivelit profesional pa investuar asnjë dollar në pajisje të ndryshme.” u shpreh Statista.

geek