Ndryshe nga çaji jeshil tradicional, çaji matcha bëhet duke mbuluar bimët e çajit me pëlhura, të cilat lihen hije para se të korren.
Çaji matcha është një formë e veçantë e çajit jeshil, që përmban 137 herë më shumë ushqyes se sa çaji i zakonshëm jeshil dhe 10 herë më shumë antioksidantë.
Ndryshe nga çaji jeshil tradicional, çaji matcha bëhet duke mbuluar bimët e çajit me pëlhura, të cilat lihen hije para se të korren.
Kjo bën që gjethet të rriten me më shumë aromë dhe të kenë një strukturë më të mirë.
Gjethet zgjidhen me dorë dhe zihen në avull për të ndaluar fermentimin. Më pas thahen dhe ruhen në një ambient të ftohtë, gjë e cila i jep akoma më shumë aromë. Gjethet e thara më pas bluhen derisa kthehen në pluhur.
AgroWeb.org në këtë artikull iu fton të njiheni më tepër rreth çajit matcha.
Përfitimet shëndetësore
Çaji matcha, përveç vitaminave dhe mineraleve, është i pasur me antioksidantë të quajtur polifenole.
Polifenolet veprojnë duke na mbrojtur kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, rrisin metabolizmin, rregullojnë sheqerin në gjak, ulin presionin e gjakut dhe ngadalësojnë plakjen.
Përmban kafeinë
Duke qenë se çaji Matcha përmban kafeinë, vetëm në një filxhan çaji ju mund të merrni kafeinë tre herë më shumë se zakonisht.
Të apasionuarit pas këtij çaji thonë se ai iu jep një ndjesi relaksuese, e cila nuk shkakton përgjumje.
Mund të përfshihet në receta të ndryshme
Matcha mund të konsumohet jo vetëm si një pije, por edhe si një përbërës në receta të ndryshme gatimi, që nga ëmbëlsirat deri tek supa.
Por për shkak të shqetësimeve në lidhje me plumbin, shumë individë preferojnë të mos e përdorin në receta gatimesh./AgroWeb.org