31 shtetas nga Maedonia e Veriut, që u evakuuan nga Afganistani mbërritën mbrëmë në Aeroportin e Shkupit.
Qytetarët ishin evakuuar më parë nga Kabuli në Doha, Katar, ku, me ndërmjetësimin e ambasadorit maqedonas në atë vend.
Ata u transferuan nga aeroporti ushtarak ne atë civil, pas çka u dërguan në Stamboll, Turqi. Mbrëmë ata arritën në Shkup nga kryeqyteti i Turqisë. Ata u shprehën se nuk ishin të rrezikuar.
Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, Mehmed Rexhepi nga Tetova i cili ka qenë në Afganistan tha: “Kemi qenë në mbrojtjen e ushtrisë. Jemi gjatë kohë atje. Normal familjarët kanë qenë të shqetësuar. Në fillim nga Kabuli udhëtuam për në Katar, nga atje në Stamboll dhe ja sonte erdhëm në Shkup.“//rtv21maqedoni