Në një video të shfaqur në rrjete sociale, shihen luftëtarë talebanas duke marshuar në qytetin Qalat. Të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.
Kujtojmë se talebanët janë kthyer në pushtet pas 20 vitesh. Ata kanë mundur të pushtojnë pjesën më të madhe të Afganistanit.
Në Aeroportin e Kabulit, situata paraqitet alarmante.
Mijëra qytetarë janë në pritje për t’u larguar nga vendi pasi i rrezikohet jeta nga pushteti i sapoardhur, ndërsa të tjerët, që do të qëndrojnë në shtetin islamik duhet të pranojnë ligjet e rrepta të vendosur nga talebanët, nga të cilat më së shumti e pësojnë gratë.