Për herë të parë që nga 2003, atëherë pjesë e Man.United, C.Ronaldo nis ndeshjen e parë të sezonit nga bankina. Kaq ka mjaftuar që mediat të shpërthejnë në aludime pafund mbi të ardhmen e yllit portugez.
Në dukje ishte krisja e fundit pas një verë ku më shumë është folur për një largim të mundshëm të tij nga Torino se për të tashmen si bardhezi. Mediat italiane kanë versione të ndryshme mbi këtë temë por fakt është që Allegri tregoi menjëherë se është rikthyer me “dorë të hekurt”, të lësh Ronaldo në stol nuk është kurrë një vendim i thjeshtë.
Fakt është gjithashtu se CR7 u fut në fushë me shumë dëshirë, me grintë si gjithnjë, madje edhe festoi në momentin e golit, që për fat të keq iu anulua nga sistemi VAR. Për të zbutur sadopak këtë situatë nga menduar Nedved i cili u shpreh i bindur se Ronaldo do të vijoj të jetë pjesë e Juventusit:
“Është e kot të kërkosh lajm aty ku nuk ka. Lënia e Ronaldos në stol ishte një vendim që është marrë së bashku me lojtarin. Është normale që kushtet fizike nuk janë në maksimum në këto momente, misteri u përpoq të hidhte në fushë ekipin më të mirë të mundshëm. A mund ti sigurojë tifozët e Juves? Absolutisht po, Ronaldo do të qëndrojë me ne”, u shpreh zëvendës presidenti i Juves. Pavarësisht këtij reagimi është e qartë që CR7 nuk është kundër një largimi të mundshëm, tek PSG, Real Madrid apo Man.United, deri më 31 gusht ka ende kohë.
(BalkanWeb)