Një vajzë 20-vjeçare vdiq këtë pasdite në zonën e Catanzaros në Itali pasi u sulmua nga një tufë qensh endacakë. Gruaja e re, Simona Cavallaro, ishte në shoqërinë e të dashurit të saj në një zonë të pyllëzuar në Satriano kur u sulmua nga qentë.
Sipas mediave italiane, ajo u sulmua nga një tufë qensh endacak dhe humbi jetën dje nga plagët e marra pas sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.
Karabinierët e Kompanisë Soverato po hetojnë çështjen dhe kanë filluar hetimet e nevojshme për të rindërtuar incidentin. Sipas dëshmitarëve, e reja ishte në Satriano, qendra e bregdetit Jon të Catanzaro, për një udhëtim jashtë qytetit me disa miq. Grupi më pas vendosi të ndalet pranë një zone pikniku në Monte Fiorino në territorin e komunës së Satrianos, menjëherë pasi vajza vendosi të largohej me të dashurin e saj për të shëtitur në pyjet aty pranë, u sulmua.