Danimarka nga 10 shtatori do të jetë një vend pa asnjë masë anti-Covid.
Qeveria ka vendosur që pas dy javësh të heqë të gjitha masat kufizuese.
Për ministrin e shëndetësisë, Magnus Heunicke, COVID-19 nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë, pasi epidemia është nën kontroll.
Danimarka është vendi i tretë më i vaksinuar në Europë me 71% të popullsisë që e kanë përmbyllur procesin.
Gjithsesi të vetmet masa që do të mbeten në fuqi në Danimarkë janë ato nga jashtë vendit të paktën deri në tetor.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)