Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës.
Dita e shtunë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit. Era nga juglindja – jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jug, fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim. Gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.