Largohet avioni i fundit amerikan nga aeroporti i Kabulit.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby i cili shprehet se forcat amerikane janë larguar nga Afganistani.
“Tërheqja e sotme nënkupton si fundin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001. Eshtë një mision që e solli drejtësinë Osama Bin Ladenin së bashku me shumë bashkëpunëtorët e tij të Al Kaedës.
Kostoja ishte 2461 ushtarë amerikanë dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të cilët u plagosën. Mjerisht, kjo përfshin 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan të cilët u vranë javën e kaluar nga një sulmues vetëvrasës i rastit të ISIS. Ne e nderojmë sakrificën e tyre sot ndërsa kujtojmë arritjet e tyre heroike,” shtoi McKenzie. Asnjë fjalë nga unë nuk mund të kapë sasinë e plotë të sakrificave dhe arritjeve të atyre që shërbyen, as emocionet që ata po ndiejnë në këtë moment, por unë do të them se jam krenar që edhe djali im edhe unë kemi qenë pjesë prej saj”– tha gjenerali McKenzie.
Gjenerali Frank McKenzie thotë se SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo përfshin pothuajse 6,000 civilë amerikanë.
Ndërkohë në një video që është ndarë në rrjetet sociale, në aeroportin e Kabulit janë dëgjuar të shtëna me armë, me sa duket duke festuar përfundimin e përfshirjes ushtarake amerikane në vend.