Faktorët: Mungesa e exportit dhe e pikave të grumbullimit
Edhe këtë vit fermerët e Elbasanit hasën në vështirësi sa i takon shitjes së prodhimeve të tyre bujqësore.Kultura më e goditur ishte ajo e kungullit.
Edhe pse kanë punuar një sezon të plotë për të rritur prodhimet thonë se në fund arritën të nxirrnin me vështirësi vetëm gjysmën e shpenzimeve.Shkak për mos shitjen e prodhimeve bëjnë dy faktorë :Mungesën e eksportit si dhe mungesën e pikave të grumbullimit në Elbasan.
Pavarësisht se fermerët thonë se i kanë nxjerrë në treg prodhimet me çmime shumë të ulta e kundrta ndodh në tregjet e Elbasanit ku çmimet janë disa herë më të larta por sipas tyre problemi qëndron tek tregëtarët pasi janë ata të cilët abuzojnë me çmimet.
Aktualisht fermerët janë duke kultivuar domaten e vonë pasi për shkak të mungesës së këtij produkti në tregje këtë vit shpresojnë se do të kenë shitje dhe fitime më të mira se ato që lanë pas.