Frika nuk është fjalë për Ronaldon. Sulmuesi portugez bën dhe zhbën për Portugalinë teksa shënoi 2 herë duke përmbysur Irlandën i vetëm në ndeshjen e Grupit A.

Ndeshja ndaj Irlandës që duhej të ishte një konfirmim i portugezëve në krye të Grupit A, përfundoi 2-1 teksa Ronaldo humbi penallti në minutën e 15’. Gjithsesi, irlandezët shënuan me Egan në 45’ dhe vetëm në 90’ Ronaldo nisi shkëlqeu.

Lojtari gjeti golin me kokë duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori me 110 gola por nuk mjaftoi sepse në sekondat e fundit gjeti edhe golin e dytë duke përmbysur i vetëm Irlandë. Këto gola e bëjnë lojtarin e vetëm në histori me 111 gola në rang kombëtaresh ndërsa Portugalia ruan edhe kryesimin në Grup por Serbia ka një ndeshje më pak. Luksemburgu surprizoi me fitoren 2-1 ndaj Azerbajxhanit të De Biasit.https://hofoot.elhighlights.com/embed/v5y5PTpw29jPR

Ndërkohë që në Grupin F, Danimarka mori suksesin e katërt radhazi dhe kryeson me pike të plota pas fitores 2-0 ndaj Skocisë. Vendosën golat e shënuar në pjesën e parë nga Wass në 14’ dhe Maehle në 15’. Po në këtë Grup, Izraeli mundi 3-0 Ishujt Faroe në fushën e tyre ndërsa Austria kaloi Moldavinë 1-0 në transfertë.

ORA TV