SPAK ka vendosur të marrë nën hetim inxhinieren tekstile, Aurora Mulla, e cila ka firmosur kundër tenderit prej 25 milionë euro për uniformat e policisë, në kuadër të së cilit u arrestuan 9 zyrtar të Ministrisë së Brendshme, që dyshohet të kenë abuzuar me detyrën.

Në këtë mënyrë, nën hetim nuk do të jenë vetëm 9 personat e përfshirë në tender, pra ata që dyshohet se kanë bërë shkelje në tenderin në fjalë, por edhe persona të tjerë të cilët kanë firmosur kundër.

Burimet bënë të ditur se inxhinierja që refuzoi firmosjen tenderit të dyshimte pritet të pyetet si person nën hetim ditën e nesërme.

Deklarata e saj nuk e ka lehtësuar pozitën e të dyshuarës , që përveç përveç dosjes së sekuestruar nga prokurorët e SPAK konfirmohet edhe nga një dëshmi tjetër. Edhe anëtari tjetër i komisionit të vlerësimit të ofertave Ylber Pjetërnikaj, do të ripyetet, sipas TCh, pasi ai pranon se kishte evidentuar se Bashkimit të Operatorëve i mungonte çertifikata përkatëse për prodhimin këpucëve për efektivët e policisë së shtetit.

Pjeternikaj, ish-kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave sqaron në dëshminë e tij se e kundërshtoi këtë tender nga mungesa e dokumentacionit që duhej të garantonte cilësinë dhe pikërisht nga ky kriter duhej skualifikuar. Sakaq Aurora Mulla ulet para prokurorëve të posaçëm të martën në orën 11 , të cilët shpresojnë të shkojnë më larg se personat që ndaluan, më e rëndësishmja prej tyre Edlira Naqellari me detyre ish drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme.

Në datë 10 korrik 2021, SPAK urdhëroi arrestiminin e 8 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, dhe një tjetër e la në arrest shtëpie, për shkak se dyshohet të kenë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 25 milionë euro (Një kapele 350 euro).

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

fax