Kjo makinë me dy dyer dhe vetëm një ndenjëse për shoferin mund të jetë gati në vitin 2025 ose 2026 për të konkuruar në garat si Porsche Carrera Cup, ku pronarët e makinave regjistrohen për të testuar makinat e tyre kundër njëra-tjetrës.
relates to Porsche’s Mission R Concept Drops a Big Hint About Its Electric Future
Nga jashtë, Mission R duket si një prodhim futuristik i krijuar me elementë nga Porsche Cayman dhe Lotus Evora. Ajo qëndron shumë pranë rrugës me trupin e ulët për të siguruar një aerodinamikë të shkëlqyer, falë së cilës mund të garojë për 30 ose 40 minuta pa ndërprerje në shpejtësi të larta deri në 320 km/h. Avantazhi i saj është se mund të karikohet sërisht deri në 80% në vetëm 15 minuta duke përdorur karikuesit specifikë të Porsche.
Porsche Mission R concept
Ky prezantim vjen pas planeve që kjo kompani ka për të konkuruar fuqishëm në tregun e makinave elektrike. Kompania mëmë Volkswagen do të bëjë çmos që të rrëzojë Tesla-n nga froni i makinave elektrike deri në 2023.
Nëse këto makina do të prodhohen, çmimet do të variojnë nga €150,000 deri në €1 milionë.