Ditën ë mërkurë në orën 20:45 Kombëtarja pret San Marinon në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Triumfi ndaj Hungarisë ka ngritur humorin dhe besimin e kuqezinjve për një kualifikim historik të Shqipërisë në “Katar 2022”.

jo vetëm lojtarëve, por edhe trajnerit Reja dhe ndihmësve të tij u dallohej nga larg buzëqeshja, duke lënë të kuptohet se gjithçka është “OK” dhe janë gati për t’i shkuar misionit deri në fund.

Në përballjen me San Marinon, Reja do të ketë disa mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh dhe të tjera për pezullim nga kartonët e verdhë. Duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe mungesat e shumta, me shumë gjasa do të shohim një Shqipëri krejtësisht ndryshe nga ajo që triumfoi me Hungarinë.

Shqipëria, formacioni i mundshëm (3-4-1-2): Strakosha, Ismaili, kumbulla, Mihaj, Hysaj, Bare, laçi, Hoxhallari, Bajrami, Uzuni dhe Manaj.