Një ndër personazhet që mori vëmendjen e gjithë botës në Festivalin e Filmit në Venecia ishte padyshim aktorja e njohur, Zendaya.

Fustani që mbante markën “Balmain” dhe gjerdani marramendës bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ajo, look-u i së cilës me shumë mundësi do të mbahet mend për shumë gjatë. Megjithatë edhe ajo kur vjen puna tek paratë dhe kursimi i tyre është si të gjithë ne.

Së fundmi aktorja ka dhënë një intervistë për ‘British Vogue’, ku ka folur edhe për shëndetin mendor.

Ajo u shpreh se nëse dikush ka të ardhura financiare është mirë për të shkuar shpeshherë në terapi.

“Dua të them, nëse dikush është në gjendje të posedojë të ardhurat financiare për të shkuar në terapi, unë do t’i rekomandoja ta bënin këtë”, u shpreh Zendaya duke thënë se në terapitë e saj flitet shpesh për paratë.

“Nënës sime i pëlqen të kursejë dhe unë përpiqem ta mbaj këtë gjithnjë në mendje. Nëse nuk punoj sot, atëherë gjithçka mund të zhduket nesër”, u shpreh aktorja.

Ndër të tjera, aktorja shtoi se nuk ka asgjë të keqe të merresh me veten dhe shëndetin mendor dhe pse jo të gjesh dikë që realisht mund të të ndihmojë.