Pas deklaratave të forta në hyrje të selisë së Kuvendit, ish-kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i demokratëve ka gjetur edhe karrigën e tij në sallën ku zhvillohen seancat plenare.
Ai nuk mund të ulet në pjesën që i përket demokratëve, karriget në të djathtën e kryetarit të Kuvendit, kështu që është ulur në rreshtat e fundit.
Berisha shihet të jetë ulur në krah të Fatmir Mediut dhe aleatëve të PD-së.
Para hyrjes në Kuvend, Berisha bëri deklarata të forta ndaj kreut aktual të PD-së duke e akuzuar për një marrëveshje me Ramën, e cila ia dorëzoi sovranitetin e partisë këtij të fundit.
Ish-lideri demokrat u zotua për një luftë me qëllim rikthimin e sovranitetit të partisë duke mos theksuar hapat që do të ndërmarrë.
Pasi zbriti nga makina, Berisha u prit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi, të cilët e përshëndetën dhe e shoqëruan për në sallë./ abcnews.alPolitikë