Një 68-vjeçar nga Polonia është mbytur në det pasditen e sotme në lagjen 13 në Durrës. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
“Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al