Bota sot kujton 11 shtatorin 2001, 20 vjet nga tragjedia që tronditi SHBA-të
Kanë kaluar 20 vjet që nga sulmet e datës 11 shtator 2001, kohë kur SHBA u godit nga sulme të avionëve ushtarakë të Al Kaedës.
Sulmet e koordinuara terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, Pentagonit vranë gati 3 000 Amerikanë nga të gjitha sferat e jetës – dhe ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë Amerikane dhe horizontin e Nju Jorkut.
Sot ngushëllimet pushtojnë rrjetin e një ndër ta është edhe ai i Familjes Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar.
“Sot në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ngushëllimet dhe lutjet e familjes time dhe gjithë popullit shkojnë për viktimat, të mbijetuarit, familjet e prekura, si edhe për ata që dhanë ndihmën e menjëhershme.
Vizita ime në World Trade Center në 2010 ka ngelur në memorien time. Më përkujton faktin se nëse ne nderojmë personat e shteteve, besimeve dhe “background”-eve të tjera, ne gjithashtu nderojmë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e komuniteteve që ndihmuan për ringritje”.
Para 11 shtatorit, Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin bërë simboli i fuqisë ekonomike të SHBA-ve – duke qëndruar mbi Manhatan si qendër e tregtisë dhe biznesit që punësoi dhjetëra mijëra nga e gjithë zona e tre shteteve amerikane.
Në 102 minuta të mëngjesit, terroristët shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë në një nga episodet më shqetësuese në histori. Agresorët përplasën avionët e pasagjerëve të rrëmbyer në secilën kullë, duke shkaktuar zjarre masive në zyra në secilën ndërtesë.
Dëshmitarët shikonin të tmerruar kur viktimat e bllokuara në apartamente në kulla nisën që të hidheshin nga lart drejt tokës, drejt vdekjes së tyre.
Mijëra persona që reaguan menjëherë – oficerë policie, zjarrfikës, ndihmësmjekë – u mblodhën në Qendrën Botërore të Tregtisë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.
Qindra zjarrfikës shkuan në vendngjarje, në një nga ngjarjet më të rënda për SHBA-të, por edhe për mbarë njerëzimin.