ITALI– Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi udhëtoi nga Reggiano në zonën e Raguzës për të vjedhur.
Sipas mediave italiane, ai ishte shpallur në kërkim nga korriku në të gjithë territorin italian pasi ishte arrestuar në provincën e Parmës për një tentativë vjedhje së rreth 5 tonë bakër dhe bronzi, brenda një kantieri ndërtimi të linjës hekurudhore Parma-Milano.
Ai ishte dënuar në arrest shtëpiak më 17 prill, një ditë pas arrestimit të tij, në shtëpinë e të dashurës së tij në Poviglio. Prillin e kaluar ai u dënua në shkallën e parë me 8 muaj burg dhe një gjobë prej 400 €. Më 18 qershor, karabinierët gjatë një kontrolli, konstatuan se burri ishte arratisur.
Nga 9 korriku ai ishte në kërkim në të gjithë territorin kombëtar ku pasditen e djeshme karabinierët e Raguzës, e arrestuan atë si pjesë e një hetimi të nisur pas vjedhjes në një lokal.